DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Kurti dhe Sveçla kanë dështuar të arrestojnë Endritin dhe Klestorin për të ia plotësuar dëshirën Serbisë”

5 Tetor 2026
A A
“Kurti dhe Sveçla kanë dështuar të arrestojnë Endritin dhe Klestorin për të ia plotësuar dëshirën Serbisë”
Share on Facebook

Ish-deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas përshkallëzimit të protestës së sotme në Prishtinë, ku pati përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Kosovës.

Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, ndërsa gjatë protestës pati edhe arrestime dhe të lënduar. Policia tha se disa protestues hodhën mjete piroteknike drejt objekteve shtetërore dhe tentuan të hyjnë brenda rrethojave të Kuvendit.

Haxhiu, në reagimin e tij, ka bërë akuza të ashpra ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai ka pretenduar se qëllimi i tyre ka qenë arrestimi i Endrit Thaçit, djalit të ish-presidentit Hashim Thaçi, dhe Klestor Veselit, djalit të ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli.

“Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla sonte kanë dështuar të arrestojnë Endritin, djalin e Hashim Thaçit, dhe Klestorin, djalin e Kadri Veselit, për ta plotësuar dëshirën e Serbisë”, ka shkruar Haxhiu.

Më tej, ai ka pretenduar se, në pamundësi për t’i arrestuar ata, autoritetet kanë arrestuar familjarë të tjerë të Thaçit.

“Në pamundësi për të arrestuar djemtë e çlirimtarëve, ata kanë arrestuar nipat e Hashim Thaçit”, ka deklaruar ai.

Haxhiu e ka mbyllur reagimin duke akuzuar Qeverinë për, siç e quan ai, “lakmi për pushtet” dhe qëndrim “anti-UÇK”.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 200)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com