Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka pritur në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it Ozkan Ulutash.
Kurti e falënderoi kreun e forcave paqëruajtëse të NATO-s për kontributin.
“Biseduam për rrugën drejt anëtarësimit në NATO, por edhe për zhvillimet aktuale politike, për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, për ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë dhe të Policisë së Kosovës, për ndërveprimin e mirë të institucioneve të Republikës e KFOR-it, si dhe për mundësitë konkrete të zgjerimit dhe thellimit të tij”, ka shkruar Kurti.
