DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kurti: Jemi njoftuar nga Inteligjenca se grupe të serbëve duan të nxisin incidente për “Vidovdan”, grupe që vinë edhe nga Rusia

27 Qershor 2025
A A
Kurti: Jemi njoftuar nga Inteligjenca se grupe të serbëve duan të nxisin incidente për “Vidovdan”, grupe që vinë edhe nga Rusia
Share on Facebook

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka mbajtur sot mbledhjen e radhës të qeverisë në detyrë.

Me këtë rast, Kurti deklaroi se këtë javë në Hagë u mbajt samiti i 34-të i NATO-s.

“E përshëndesim punimet e këtij samiti dhe vendimin unanim për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në 5% të bruto-prodhimit vendor. Përshëndesim vendimin për mbajtjen e samitit të NATO-s në Shqipëri në vitin 2027”.

Ai tha se Kosova është e palëkundur drejt anëtarësimit të saj në NATO, Qeveria ka rritur investimet në mbrojtje dhe siguri.

“Pikërisht sot FSK-së ia shtuam edhe 350 rekrutë të rinj, gjithsej mbi 2 mijë e 700 pjesëtarë ushtarë të rinj në FSK-së në këtë qeveri”,tha Kurti.

Ai me këtë rast foli edhe për shënimin e “Vidovdanit” nga ana e serbëve, e që sipas tij po tentohet të cenohet siguria e vendit.

“Në fundjavë shënohet “Vidodvdani” ndonëse me karakter fetar vazhdimisht është përcejllur me retorika nxitëse e kërcënuese për sigurinë publike nga ana e Serbisë.Beogradi që po përballet me protesta të vazhdueshme po përpiqet të zhvendosë vëmendjen diku tjetër, në këtë përpjekje për të ulur protestat anti-qeveritar,e protestave në Serbi mund të shfrytëzojë nxitjen e incidenteve në Gazimestan. Sipas vlerësimeve nga Inteligjenca dhe siguria ka përpjekje në Gazimestan të ketë sa më shumë pjesëmarrës.  Tradicionalisht grupe të tilla kanë qenë provokuese e që bien në kundërshtim me Kushtetutën dhe me vlerat demokratike e evropiane”,tha Kurti, transmeton lajmi.net.

Kurti tha se u bëhet thirrje qytetarëve serbe që të respektojnë ligjet e të mos keqpërdoren për qëllime politike.

“U bëjmë thirrje qytetarëve sidomos serbë që të respektojnë ligjin e të mos lejojnë të keqpërdoren nga qëllimet politike.U bëjmë thirrje bashkatdhetarëve tanë të mos bien pre e provokimeve nga kushdo qoftë ditën e nesërme.Tubimet duhet organizuar në përputhje të plotë me ligjin.Institucionet tona janë të përkushtuara për të siguruar vendin dhe s’do lejojnë që të cenohet paqja dhe siguria publike në Kosovë”, përfundoi ai.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 561)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (22 586)
  • Opinione (44)
  • Showbiz (155)
  • Shpallje (1)
  • Sport (330)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com