DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kurti kërkon mbështetjen e BE-së për integrimin evropian të Kosovës

27 Gusht 2026
A A
Kurti kërkon mbështetjen e BE-së për integrimin evropian të Kosovës
Share on Facebook

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë që të mbështesë aktivisht procesin e integrimit evropian, në mënyrë që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Kurti këtë kërkesë e ka bërë gjatë takimit lamtumirës me shefen në detyrë të Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatova, të cilën e ka falënderuar për kontributin e saj në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se me Palatovën ka pasur takime të shpeshta dhe shkëmbime të shumta që nga viti 2023.

“Herë si zëvendësshefe e herë si ushtruese e detyrës së shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, nga viti 2023 kemi pasur takime të shpeshta e shkëmbime të shumta me znj. Eva Palatova. Në takimin lamtumirës, sot në Zyrën e Kryeministrit e falënderova për shërbimin dhe kontributin e saj në kultivimin e marrëdhënieve të mira e korrekte ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Krahas punës së institucioneve tona, është e rëndësishme që edhe Zyra e BE-së në kryeqytetin tonë të mbështesë aktivisht procesin e integrimit, ashtu që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat, i përcjell me një proces anëtarësimi të bazuar në merita.”, shkroi ai.

Më herët gjatë ditës, edhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë kishte reaguar lidhur me takimin, duke bërë të ditur se Palatova ia kishte përsëritur Kurtit thirrjen e BE-së për formimin e institucioneve të Kosovës dhe tejkalimin e ngërçit politik.

Në njoftimin e BE-së thuhet se gjatë takimit është diskutuar edhe për avancimin e reformave dhe shfrytëzimin e plotë të Planit të Rritjes të BE-së për zhvillimin e Kosovës.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 781)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 353)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (494)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com