DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kurti kërkon nga Irlanda mbështetje për integrimin e Kosovës në BE dhe NATO: Llogarisim në presidencën irlandeze

12 Nëntor 2026
A A
Kurti kërkon nga Irlanda mbështetje për integrimin e Kosovës në BE dhe NATO: Llogarisim në presidencën irlandeze
Share on Facebook

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar mbështetjen e Irlandës për avancimin e Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke theksuar se vendi fillimisht duhet të marrë statusin e kandidatit dhe të hapë negociatat për anëtarësim.

Gjatë qëndrimit në Dublin, ku po merr pjesë në takimin e Komunitetit Politik Evropian (EPC), Kurti ka deklaruar se Kosova llogarit në presidencën irlandeze për të ndihmuar në këtë proces.

Në deklarimin e tij për media, pas pritjes nga kryeministri i Irlandës, Micheál Martin, Kurti ka vlerësuar rrugëtimin evropian të Irlandës dhe ka shprehur synimin e Kosovës për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

“Irlanda është rrëfim i shkëlqyeshëm suksesi i integrimit Evropian dhe anëtarësimit. Republika e Kosovës gjithashtu dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe në NATO, por për të arritur aty së pari duhet të marrim statusin e vendit kandidat dhe të hapim negociatat për anëtarësim. Ne llogarisim në presidencën Irlandeze”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka shprehur mirënjohje edhe për popullin irlandez, për strehimin e më shumë se një mijë refugjatëve shqiptarë të Kosovës gjatë vitit 1999, si dhe për ushtarët dhe oficerët irlandezë që kanë shërbyer në kuadër të KFOR-it për më shumë se dy dekada e gjysmë.

Kurti ka theksuar se Bashkimi Evropian dhe NATO janë organizata të domosdoshme për demokracinë, prosperitetin dhe sigurinë e përgjithshme.

Duke folur për takimin e Komunitetit Politik Evropian, kryeministri ka vlerësuar rëndësinë e bashkërendimit të qëndrimeve mes liderëve evropianë, në një kohë kur agresioni rus në Ukrainë po vazhdon dhe kërcënimet përfshijnë edhe infrastrukturën kritike dhe luftën hibride.

“Është shumë e rëndësishme që liderët të takohen së bashku, të diskutojnë dhe harmonizojnë qëndrimet e tyre në një kohë kur agresioni rus në Ukrainë po vazhdon dhe me luftën kinetike, sulme në infrastrukturën kritike dhe luftën hibride po shkon përtej agresionit në Ukrainë. Kështu që, mendoj se EPC ndihmon, sepse mblidhen liderët dhe bashkojnë forcat!”, ka deklaruar Kurti.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 789)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 561)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (212)
  • Sport (501)
  • TV (126)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com