Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka folur për media pas takimit me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku.
“Takimi shkoi në atmosferë konstruktive dhe e pashë vullnetin e LDK-së që vendit t’ia sjellim një president të ri që nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, që duhet të sigurojmë funksionim demokratik të shtetit dhe që për këtë duhet të ndërtojmë mirëbesim”, tha Kurti pas takimit.
Kurti dha detaje edhe se çfarë presidente duan.
“Ky takim ishte ekskluzivisht për figurën presidenciale. Kriteret, parimet, rrethanat në të cilën ndodhemi, çfarë figurash me cilat kontribute dhe merita. Duam president ose presidente meritore, kushtetuese, që reflekton vlerat e shoqërisë tonë”, tha ai.
