DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kurti: Nëse s’ka president konsensual, posti i takon Vetëvendosjes

7 Gusht 2026
A A
Kurti: Nëse s’ka president konsensual, posti i takon Vetëvendosjes
Share on Facebook

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se preferenca e parë e Lëvizjes Vetëvendosje mbetet zgjedhja e një presidenti konsensual, ndërsa në mungesë të një marrëveshjeje të tillë, sipas tij, posti i presidentit i takon subjektit fitues të zgjedhjeve.

Kurti rikujtoi se në zgjedhjet e kaluara kishin garuar me zotimin që subjekti fitues do ta kishte kryeministrin, ndërsa numri dy në listën e tyre, Vjosa Osmani, do të bëhej presidente.

“Asnjëherë presidenti nuk ka qenë nga opozita. Pra, në atë kohë ne patëm garuar paraprakisht me zotimin që subjekti fitues, që më pas doli të ishte Lëvizja Vetëvendosje siç edhe pritej, do ta ketë Kryeministrin, por njëkohësisht që numri dy në listën tonë do të bëhej presidente, përkatësisht zonja Vjosa Osmani. Pra ne atëherë para zgjedhjeve patëm garuar asaj si dhe ka qenë një situatë e periudhës së pandemisë, e pazakonshme”, tha Kurti.

Ai theksoi se preferenca e parë mbetet një president konsensual, por nëse kjo nuk arrihet, atëherë presidenti duhet të vijë nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Por tash, natyrisht që preferenca jonë e parë është presidenti konsensual. Por nëse nuk ka president konsensual, edhe nëse vijmë tek presidenti partiak, atëherë është Lëvizja Vetëvendosje. Parti për parti jemi ne. Sepse ne i kemi 53 deputetë, e tre të tjerë së bashku: PDK 22 deputetë, LDK 18 dhe AAK 7, gjithsej bëjnë 47. Pra ne 53, ata 47”, u shpreh ai.

Kurti përsëriti thirrjen që të mos zgjidhet një president partiak, por një figurë që gëzon mbështetje të gjerë.

“Unë po them: Letë mos zgjedhim president partiak. Letë shkojmë me një figurë akademike, profesionist të dëshmuar, me vlera, me kontribute, me merita shoqërore e kombëtare në vendin tonë. Unë besoj që ka dhjetëra të tillë së paku. Një dyzinë sosh unë mund t’ju ia përmend edhe sot këtu”, deklaroi Kurti.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 666)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (25 102)
  • Opinione (51)
  • Showbiz (177)
  • Shpallje (1)
  • Sport (402)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com