Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas shtyrjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke thënë se për përfundimin e procesit nevojitet dakordim edhe për zgjedhjen e nënkryetarëve.
Kurti tha se, pas zgjedhjes së Albulena Haxhiut kryetare të Kuvendit, tashmë duhet të gjendet një zgjidhje për nënkryetarët.
Ai bëri të ditur se ka kontaktuar me kryetarin e LDK-së dhe i ka shkruar edhe atij të PDK-së për një takim.
“Unë tashmë, përveç që jam në kontakt me kryetarin e LDK-së, gjithashtu i kam shkruar edhe atij të PDK-së që të takohemi dhe në këtë mënyrë të kemi dakordim edhe për përzgjedhjen e nënkryetarëve”, tha Kurti para gazetarëve.
