Pas takimit me LDK-në, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se diskutimi ishte i hapur, i sinqertë dhe serioz, ndërsa ka paralajmëruar vazhdimin e bisedimeve për zgjedhjen e Presidentit të vendit.
Kurti ka bërë të ditur se për herë të parë palët kanë diskutuar edhe emra konkretë, përveç kritereve dhe parimeve për të cilat ishin dakorduar më herët.
Megjithatë, ai ka theksuar se emrat nuk do të bëhen publikë, pasi palët duhet ta ruajnë konfidencialitetin e negociatave.
“Diskutimi ishte i hapur, i sinqertë dhe serioz. Do t’i vazhdojmë bisedimet, pasi është rritur mirëbesimi dhe për herë të parë kemi diskutuar edhe për emra të veçantë. Nuk janë emra që i kemi pyetur paraprakisht nëse do të donin të ishin president apo presidente, sepse paraprakisht duhet të dakordohemi mes vete”, tha Albin Kurti.
