DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kurti për 11 Shtatorin: Kosova qëndron dhe gjithmonë do të qëndrojë përkrah Amerikës

11 Shtator 2026
A A
Kurti për 11 Shtatorin: Kosova qëndron dhe gjithmonë do të qëndrojë përkrah Amerikës
Share on Facebook

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përkujtuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001, duke theksuar se Kosova qëndron përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kurti i ka cilësuar sulmet e 11 Shtatorit si një nga goditjet më të rënda ndaj vlerave demokratike, duke kujtuar 2,977 personat që humbën jetën atë ditë.

Ai tha se numri i viktimave është rritur ndër vite, pasi mijëra persona kanë vdekur nga sëmundjet dhe komplikimet e lidhura me sulmet, ndërsa shumë të mbijetuar vazhdojnë të përballen me pasojat e tyre.

“Para 25 vjetësh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës pësuan sulmin më vdekjeprurës në historinë e vet. Dhe bota pësoi ndër goditjet më të rënda ndaj vlerave demokratike”, tha Kurti.

Ai theksoi se Kosova do të vazhdojë të qëndrojë në krah të SHBA-së, jo vetëm për shkak të mbështetjes amerikane ndaj Kosovës, por edhe për shkak të përkushtimit të përbashkët ndaj lirisë dhe demokracisë.

“Ne qëndrojmë dhe gjithmonë do të qëndrojmë me Amerikën, sepse përkushtimi ynë ndaj lirisë dhe demokracisë dhe vendosmëria jonë për t’i mbrojtur këto vlera”, u shpreh Kurti.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 720)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (26 809)
  • Opinione (55)
  • Showbiz (183)
  • Sport (422)
  • TV (91)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com