Kryeministri në detyrë Albin Kurti reagoi ndaj paralajmërimit të bizneseve për protestën e sotme të bizneseve me kërkesën për shtyrjen e tregut të lirë të energjisë elektrike, i paraparë të fillojë më 1 qershor, raporton Ekonomia Online.
Kurti në mbledhjen e qeverisë në detyrë tha se Odat duan që të bëjnë barriakda dhe të bllokojnë rrugët në hyrje të Prishtinës.
“ Koha për barrikada ka perënduar, i kemi hequr kudo që ishin ato”, tha Kurti.

