DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kurti për serbin nga Kosova që u rrëmbye në veri: Kundërshtoi regjimin e Vuçiqit, qëllimi i Serbisë ta destabilizojë Kosovën

4 Nëntor 2025
A A
Kurti për serbin nga Kosova që u rrëmbye në veri: Kundërshtoi regjimin e Vuçiqit, qëllimi i Serbisë ta destabilizojë Kosovën
Share on Facebook

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se qytetari serb që është plagosur e më pas është rrëmbyer nga xhandarmëria serbe në Leposaviq, pra në territorin e Kosovës, është bërë për të vetmen arsye se ai ka kundërshtuar regjimin e Aleksandar Vuçiq.

Kurti në konferencën për media ku pranoi raportin e vendit tha se qëllimi i Serbisë është që ta destabilizojë Kosovën, por theksoi se falë organeve të sigurisë dhe inteligjencës, do të dështojë.

”Sulmi, nga ajo që dimë deri më tani, ka ndodhur në territorin e Kosovës. Qytetari i sulmuar, i plagosur dhe i rrezikuar për jetë, është shtetas i Kosovës. Gjithçka tregon se e kanë sulmuar sepse është kundërshtar i regjimit të presidentit të Serbisë, Vuçiq. Policia gjendet në vendin e ngjarjes me asistencë të KFOR-it. Është e qartë se fqinji ynë verior po vazhdon me sulmet e veta që kanë për qëllim disiplinimin e serbëve dhe destabilizimin e Kosovës.

Jam i bindur se me organet tona të sigurisë dhe inteligjencës do të dështojnë këto të dyja. Është një akt i përsëritur, prandaj kërkoj mbështetjen ndërkombëtare për Kosovën dhe dënimin për ata të cilët urdhërojnë dhe ekzekutojnë veprime të tilla kriminale me tendencë destabilizuese”, ka thënë Kurti.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 577)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 261)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (159)
  • Shpallje (1)
  • Sport (339)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com