DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kurti përmendi 171 mjekë të kthyer, Oda e Mjekëve e kundërshton me shifra: Vetëm 40 në tetë vjet, 521 të papunë

12 Nëntor 2026
A A
Kurti përmendi 171 mjekë të kthyer, Oda e Mjekëve e kundërshton me shifra: Vetëm 40 në tetë vjet, 521 të papunë
Share on Facebook

Plot 521 mjekë janë të papunë, ka deklaruar Oda e Mjekëve të Kosovës, sipas të dhënave që këta të fundit posedojnë.

Kështu ka deklaruar OMK për Gazetën në pyetjet e parashtruara lidhur me komentet e pak ditëve më parë, të kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili tha se vetëm gjatë vitit të kaluar, 171 mjekë janë kthyer në Kosovë.

OMK, e pyetur se sa mjekë janë kthyer në Kosovë gjatë vitit të kaluar dhe gjatë këtij viti, ka thënë se, sipas të dhënave gjatë periudhës 2018–2026, rreth 40 mjekë janë pajisur me Certifikatën e së Kaluarës Etike dhe Profesionale, duke deklaruar se ushtrojnë veprimtarinë e tyre profesionale jashtë Kosovës, ndërsa pas disa vitesh janë kthyer në vend.

Porse, shton OMK, duhet theksuar se, shumica e të lartpërmendurve ‘’janë të punësuar në sektorin privat’’.

‘’Sipas të dhënave të Odës së Mjekëve të Kosovës, gjatë periudhës 2018–2026, rreth 40 mjekë janë pajisur me Certifikatën e së Kaluarës Etike dhe Profesionale, duke deklaruar se ushtrojnë veprimtarinë e tyre profesionale jashtë Kosovës, ndërsa pas disa vitesh janë kthyer në vend, janë ri-anëtarësuar dhe rilicencuar në Odën e Mjekëve të Kosovës. Këta mjekë janë të identifikuar në regjistrat e Odës me emër dhe mbiemër. Vlen të theksohet se shumica prej tyre aktualisht janë të punësuar në sektorin privat.

Sa i përket pjesës tjetër të mjekëve që, sipas deklarimeve, janë kthyer në Kosovë, për informata dhe sqarime më të hollësishme ju rekomandojmë t’i drejtoheni Ministrisë së Shëndetësisë, pasi mund të bëhet fjalë edhe për mjekë me shtetësi të huaj, të cilët licencohen nga Ministria e Shëndetësisë’’, thuhet nga Oda e Mjekëve.

Të pyetur se sa mjekë janë larguar nga Kosova për të ushtruar profesionin jashtë vendit, si indikator për përcjelljen e trendit të largimit të mjekëve nga vendi, përdoret numri i Certifikatave të së Kaluarës Etike dhe Profesionale të lëshuara, numër i cili është 1181 gjatë periudhës 2018-2026

‘’Oda e Mjekëve të Kosovës, si indikator për përcjelljen e trendit të largimit të mjekëve nga vendi, përdor numrin e Certifikatave të së Kaluarës Etike dhe Profesionale të lëshuara. Kjo certifikatë shërben si dokument bazë për anëtarët e OMK-së që synojnë të punësohen dhe të ushtrojnë veprimtarinë e tyre profesionale jashtë vendit.

Sa i përket numrit të mjekëve që kanë kërkuar dhe janë pajisur me këtë certifikatë, ju informojmë se, sipas të dhënave të Odës së Mjekëve të Kosovës, numri i certifikatave të lëshuara, gjatë periudhës 2018-2026 është gjithesej 1181.

Ndërkaq, bazuar në vetëdeklarimet e anëtarëve të Odës ndër vite, rezulton se rreth 600 mjekë janë të punësuar në Gjermani. Sipas të dhënave të Odës së Mjekëve të Kosovës, aktualisht janë gjithsej 521 mjekë të papunë’’, thuhet në përgjigje.

Express, ka shtruar pyetje edhe se sa është numri i specializantëve të papunë, për të cilën, Oda e Mjekëve, ka thënë se nuk rezulton të ketë specializantë të papunë.

‘’Sa i përket specializantëve, ju informojmë se nuk rezulton të ketë specializantë të papunë, pasi specializimi nënkupton angazhimin e tyre në procesin e specializimit, përkatësisht në ushtrimin dhe avancimin e mëtejshëm profesional’’, përfundohet nga OMK.

Ndryshe, deklarimi i Kurtit për kthimin e mjekëve ka ngjallur reagime të shumta, ku atij, nga deputeti i LDK’së, Armend Zemajt, i është kërkuar ‘’që të na ofrojë vetëm 17 emra të mjekëve specialistë, jo 171, të cilët janë kthyer nga mërgata gjatë vitit 2025 dhe tashmë janë të punësuar me kontrata të rregullta në sistemin publik shëndetësor të Kosovës”.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 789)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 574)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (212)
  • Sport (501)
  • TV (126)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com