Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se institucionet janë duke bërë maksimumin që ish-deputeti Gramoz Agusholli, i cili është arrestuar në Serbi, të lirohet sa më parë, raporton Ekonomia Online.
“MPJD e ka dhënë qëndrimin e qeverisë. Po bëjmë maksimumin që ish-deputeti, kolegu ynë Gramoz Agusholli, të lirohet një orë e më parë,” tha ai.
