DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kurti: Po të ishte gjallë Rugova, nuk do të refuzonte bashkëpunimin me mua

22 Dhjetor 2025
A A
Kurti: Po të ishte gjallë Rugova, nuk do të refuzonte bashkëpunimin me mua
Share on Facebook

Kryeministri thotë se nuk do të kishte pasur nevojë për krijimin e Partisë Guxo dhe se rreshtimet politike do të ishin ndryshe.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar në një tubim të Partisë “Guxo” se po të ishte gjallë ish-presidenti Ibrahim Rugova, ai nuk do të refuzonte bashkëpunimin me të. Sipas Kurtit, figura dhe ndikimi politik i Rugovës do të kishin ndikuar drejtpërdrejt në konfigurimin e skenës politike në vend.

Kurti u shpreh se, në rrethana të tilla, nuk do të kishte pasur nevojë të krijohej as Partia Guxo, pasi një LDK e udhëhequr nga Rugova do të përfaqësonte më gjerësisht vlerat dhe orientimet politike që sot përfaqësohen përmes kësaj partie.

Ai shtoi gjithashtu se po të ishte gjallë Rugova, edhe Partia Socialdemokrate Shqiptare e Kosovës (PSHDK) do të ishte në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), e jo me Lëvizjen Vetëvendosje.

Deklaratat e Kurtit në tubimin e “Guxo” kanë nxitur reagime në opinionin publik dhe rikthejnë në vëmendje rolin historik të Ibrahim Rugovës, si dhe raportet mes partive politike në Kosovë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 552)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 877)
  • Opinione (39)
  • Showbiz (149)
  • Shpallje (1)
  • Sport (318)
  • TV (78)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com