DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kurti pret në takim lamtumirës ambasadorin francez: Franca është aleate e rëndësishme e Kosovës

27 Gusht 2026
A A
Kurti pret në takim lamtumirës ambasadorin francez: Franca është aleate e rëndësishme e Kosovës
Share on Facebook

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.

Kurti bëri të ditur se e ka falënderuar ambasadorin francez për shërbimin dhe kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Francës.

Ai tha se partneriteti ndërmjet dy vendeve është zhvilluar vazhdimisht, ndërsa gjatë këtij viti është konkretizuar përmes disa marrëveshjeve dhe instrumenteve të bashkëpunimit.

Kurti përmendi takimin dhe drekën e punës me presidentin francez, Emmanuel Macron, në Pallatin Elize në muajin mars, si dhe vizitën e ministrit të Deleguar për Evropën, Benjamin Haddad, në Kosovë gjatë korrikut.

Sipas tij, këto takime rezultuan me pesë marrëveshje dhe instrumente që avancojnë bashkëpunimin në drejtësi, arsim dhe frankofoni, si dhe partneritetin financiar e institucional për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

“Franca është aleate dhe partnere e rëndësishme e Kosovës dhe mbështetja e saj për rrugën tonë evropiane dhe integrimin euroatlantik mbetet me rëndësi të veçantë”, deklaroi Kurti.

Në përfundim të takimit, Kurti i uroi Guérot suksese në angazhimet e ardhshme dhe mirëseardhje të përhershme në Kosovë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 696)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (25 996)
  • Opinione (52)
  • Showbiz (179)
  • Shpallje (1)
  • Sport (413)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com