DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kurti pret përfaqësuesit shqiptarë nga Lugina e Preshevës, Medvegja, Bujanoci dhe Pazari i Ri pas fitimit të dy mandateve

27 Tetor 2026
A A
Kurti pret përfaqësuesit shqiptarë nga Lugina e Preshevës, Medvegja, Bujanoci dhe Pazari i Ri pas fitimit të dy mandateve
Share on Facebook

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në zyrën e tij përfaqësues të subjekteve politike, aktivistë dhe shqiptarë nga Presheva, Medvegja, Bujanoci dhe Pazari i Ri, pas rezultatit të arritur në zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka vlerësuar se bashkimi i subjekteve politike shqiptare në listën “Koalicioni Shqiptar” ka sjellë rezultatin më të mirë të shqiptarëve në Serbi që nga viti 2000.

Ai ka thënë se kjo listë ka marrë 1.233 vota më shumë krahasuar me zgjedhjet e vitit 2020, kur shqiptarët kishin fituar tri mandate.

Kurti ka theksuar se shqiptarët, ndonëse janë pakica e katërt për nga popullsia në Serbi, në zgjedhjet e së dielës janë renditur të dytët për nga numri i votave dhe të parët për nga mandatet, së bashku me hungarezët, ndër listat e pakicave kombëtare.

Ai ka bërë të ditur se nga gjashtë mandatet e fituara nga katër listat e pakicave kombëtare, dy i takojnë “Koalicionit Shqiptar”.

Kryeministri ka thënë se rëndësia e këtij rezultati shkon përtej numrave, duke përmendur sfidat me të cilat, sipas tij, përballen shqiptarët në Serbi, përfshirë pasivizimin e adresave, mosnjohjen e diplomave, përjashtimin nga institucionet publike, diskriminimin ekonomik dhe emigrimin.

“Për më shumë se dy dekada, shqiptarët kanë qenë njëfarë opozite e dyfishtë. Opozitë ndaj pushtetit dhe opozitë ndaj shtetit, i cili e kishte vendosë veten në opozitë ndaj tyre. Bashkimi nuk duhet të përfundojë. Duhet ta kuptojmë që më 25 tetor, bashkimi, që është cilësi e re, e ka një kapitull të ri, që duhet të vazhdojë me mbrojtje të fuqishme të të drejtave, me kërkesën për barazi dhe në përpjekjen për jetë dinjitoze në vendlindje”, ka shkruar Kurti.

Sipas tij, dy mandatet janë arritje e përbashkët, e mbi të gjitha, janë edhe përgjegjësi e përbashkët.

“Aty ku janë mundësitë më të mëdha, edhe përgjegjësia është më e madhe”, ka shtuar Kurti.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 776)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 082)
  • Opinione (62)
  • Showbiz (210)
  • Sport (489)
  • TV (123)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com