DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kurti prezanton raportin: 12,230 viktima të luftës, 100 fëmijë ende të zhdukur

29 Korrik 2026
A A
Kurti prezanton raportin: 12,230 viktima të luftës, 100 fëmijë ende të zhdukur
Share on Facebook

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se është prezantuar raporti i Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës me listën preliminare të personave të vrarë, të zhdukur me dhunë dhe të vdekur si pasojë e luftës së fundit në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti bëri të ditur se raporti, i prezantuar nga Dr. Atdhe Hetemi, dokumenton gjithsej 12,230 viktima të luftës në Kosovë për periudhën 1 janar 1998 – 20 qershor 1999.

Sipas tij, në grupmoshën nga 0 deri në 17 vjeç janë dokumentuar 1,047 fëmijë të vrarë, 94 të vdekur si pasojë e kushteve të luftës, ndërsa ende nuk dihet fati dhe vendndodhja e 100 fëmijëve të zhdukur me dhunë.

Kurti ka shkruar se: “Vrasja e mbi një mijë fëmijëve, përtej së qeni statistikë tragjike, është plagë e thellë e shoqërisë sonë. Është akuzë e përhershme kundër barbarisë së luftës dhe detyrim për shtetin tonë, që e vërteta të dokumentohet, drejtësia të kërkohet dhe kujtesa të ruhet.”

Ai ka theksuar se të dhënat tregojnë intensitetin e jashtëzakonshëm të dhunës, të krimeve të luftës, të krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit nga forcat e Serbisë gjatë pranverës së vitit 1999.

Po ashtu, Kurti ka bërë të ditur se lista është preliminare dhe se Instituti do të vazhdojë ta përditësojë sa herë që sigurohen dokumente ose dëshmi të reja.

“Kjo është mënyra e vetme për të ndërtuar një bazë të të dhënave që është institucionale dhe e cila i reziston kohës e u shërben brezave që do të vijnë pas nesh”, ka shkruar ai.

Në fund, Kurti ka theksuar se raporti përfaqëson njerëz, jetë, familje dhe histori që nuk mund të reduktohen në numra, ndërsa lista është pjesë e angazhimit për të vërtetën dhe drejtësinë, e dedikuar familjeve që kanë pritur me dekada, të mbijetuarve dhe brezave të rinj që meritojnë ta njohin historinë të bazuar në fakte.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 783)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 401)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (496)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com