DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kurti priti në takim drejtues dhe përfaqësues të Odës Ekonomike të Bosnje dhe Hercegovinës

25 Prill 2025
A A
Kurti priti në takim drejtues dhe përfaqësues të Odës Ekonomike të Bosnje dhe Hercegovinës
Share on Facebook

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Zëvendëskryeministren e tretë për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi dhe shefin e stafit, Luan Dalipi, priti në takim drejtues dhe përfaqësues të Odës Ekonomike të Bosnje dhe Hercegovinës.

Në fillim të bashkëbisedimit, kryeministri theksoi se takimi i sotëm simbolizon angazhimin për të rritur bashkëpunimin tonë dhe për të nxitur prosperitetin e ndërsjellë.

Kurti vlerësoi rolin që mund të luajnë komunitetet e biznesit të të dyjavendeve, të cilat kanë potencial për të rritur shkëmbimet tregtare dhe për të krijuar partneritete për investime, nga të cilat do të përfitojnë bashkërisht edhe Kosova edhe Bosnje dhe Hercegovina.

Ai shtoi se duke rritur flukset tregtare e reduktuar barrierat logjistike,krijojmë një mjedis biznesi bashkëpunues dhe në të mirë të dy vendeve.

Tutje, kryeministri në detyrë tha se vendimi për të lejuar në mënyrë të njëanshme qytetarët e Bosnje dhe Hercegovinës të hyjnë në territorin e Kosovës duke përdorur vetëm letërnjoftimet biometrike, në fuqi nga 1 janari 2025, shërben si shtysë dhe ndikim pozitiv në lëvizjen e lirë dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 561)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (22 690)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (155)
  • Shpallje (1)
  • Sport (331)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com