DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kurti priti në takim studentë nga Universiteti Shtetëror i Floridës

24 Maj 2025
A A
Kurti priti në takim studentë nga Universiteti Shtetëror i Floridës
Share on Facebook

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim një grup studentësh vizitorë nga Universiteti Shtetëror i Floridës (Florida State University), të cilët i njoftoi me zhvillimet e fundit politike, ekonomike dhe demokratike në vendin tonë.

Kurti theksoi se Kosova është shembulli më i mirë se si përparimi ekonomik dhe zhvillimi demokratik mund të ecin paralelisht. Ai theksoi se Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor dhe njëkohësisht ekonomia me rritjen më të shpejtë në këtë rajon. Duke theksuar se mosha mesatare e popullsisë është vetëm 34 vjeç, kryeministri Kurti vuri në pah politikat e qeverisë në mbështetje të të rinjve.

“Numri i të rinjve të punësuar është dyfishuar falë iniciativave të punësimit, ndërsa arsimi i lartë në universitetet publike është bërë pa pagesë, me bursa të ndara kryesisht në fushat STEM – ku 96.7% e përfituesve janë gra”, thuhet në njoftim.

Ai shtoi se sektori i teknologjisë po rritet me ritme të shpejta, i nxitur nga normat e ulëta të tatimit për individë dhe biznese, si dhe nga një popullatë e re, e edukuar dhe shumëgjuhëshe.

Kryeministri Kurti i falënderoi studentët për bashkëbisedimin dhe iu dëshiroi qëndrim të mbarë e të frytshëm në vendin tonë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 543)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 438)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (314)
  • TV (73)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com