DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kurti: Rikthimi në EQAR, sukses i madh për arsimin në Kosovë

17 Korrik 2025
A A
Kurti: Rikthimi në EQAR, sukses i madh për arsimin në Kosovë
Share on Facebook

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se Rikthimi i anëtarësimit të Kosovës në Regjistrin Evropian për Cilësi të Arsimit të Lartë (EQAR), është sukses i madh dhe i rëndësishëm, transmeton EO.

Ai ka shkruar se “të jesh anëtar i EQAR nënkupton edhe që universitetet dhe studentët tanë kanë mundësi të kenë qasje të plotë në programet e BE-së dhe të përfitojnë nga mobiliteti, bursat dhe bashkëpunimi ndërkombëtar”.

Postimi i plotë:

Rikthimi i anëtarësimit të Kosovës në Regjistrin Evropian për Cilësi të Arsimit të Lartë (EQAR), është sukses i madh dhe i rëndësishëm i cili qëndron si dëshmi e punës dhe angazhimit për të rritur cilësinë e arsimit të lartë e përafruar atë me standartet evropiane.

Vendi ynë ka qenë edhe më herët anëtar i këtij organizmi, por në vitin 2018 e patëm humbur anëtarësinë për shkak të ndërhyrjeve politike të qeverisë së atëhershme të PAN-it në strukturën e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA).

Qeveria jonë, përmes ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, që në vitin 2021 filloi punën për ta mbështetur AKA-në, duke ia mundësuar kushtet e përshtatshme për të vepruar në mënyrë të pavarur dhe autonome, me profesionalizëm dhe përkushtim.

Tashmë jo vetëm që u rikthyem anëtarë, por edhe me të drejta të plota, duke qenë vendi i parë në Ballkanin Perëndimor me këtë status. Të jesh anëtar i EQAR nënkupton edhe që universitetet dhe studentët tanë kanë mundësi të kenë qasje të plotë në programet e BE-së dhe të përfitojnë nga mobiliteti, bursat dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 213)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com