DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kurti: Serbia e Rusia nuk do ta kenë kollaj ta përdorin aktgjykimin e Speciales kundër Kosovës

30 Shtator 2026
A A
Kurti: Serbia e Rusia nuk do ta kenë kollaj ta përdorin aktgjykimin e Speciales kundër Kosovës
Share on Facebook

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Serbia dhe Rusia do të përpiqen ta përdorin kundër Kosovës aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por sipas tij, një gjë e tillë nuk do të jetë e lehtë.

Kurti këto deklarata i bëri në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë, ku foli edhe për mënyrën se si, sipas tij, duhet të reagojë Kosova përmes diplomacisë publike.

Ai tha se duhet të ndërmerret një fushatë e përbashkët në këtë drejtim, duke pretenduar se vetë aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka hedhur poshtë pretendimet për të ashtuquajturën “Shtëpia e Verdhë” dhe trafikimin e organeve, si dhe akuzat për krime kundër njerëzimit.

“Duhet ta ndërmarrim një fushatë të përbashkët sa i përket diplomacisë publike sepse natyrisht që do të ketë përpjekje nga Serbia dhe Rusia që aktgjykimi i Dhomave të Specializuara të përdoret kundër Republikës së Kosovës. Ndonëse është e qartë se nuk e kanë kollaj siç kanë menduar për shkak se e para; e ashtuquajtura ‘Shtëpi e Verdhë’ dhe i ashtuaquajturi trafikim i organeve nuk ia arriti as të aktakuza se lëre më te aktgjykimi. Kjo është edhe si rezultat i raportit të Williamsonit ku natyrisht thuhet që s’ka ‘Shtëpi të Verdhë’ e as trafikim të organeve. Çka ka ndodhë në atë aktgjykim në kontrast me raportin Clint Williamsonit është edhe fakti që aktgjykimi ka thënë se nuk ka pasur krime kundër njerëzimit e as dhunë, përndjekje sistematike e të gjerë ndaj popullsisë civile. Pra UÇK-ja ska bërë diçka të tillë”, ka thënë Kurti.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 205)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com