Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka publikuar një video, ku ka folur për situatën aktuale politike në Kosovë.
Kurti ka pasur kritika ndaj PDK-së dhe LDK-së, duke theksuar se ata ia refuzuan ofertat, të cilat i quajti “kompromis i madh”.
Tutje, Kurti ka vlerësuar se krerët e PDK-së dhe LDK-së po sillen edhe më keq se Fatmir Limaj, kryetar i NISMA-s, në vitin e kaluar.
