DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kurti takohet me Kos, diskutojnë për gjeopolitikën dhe Planin e Rritjes

21 Janar 2026
A A
Kurti takohet me Kos, diskutojnë për gjeopolitikën dhe Planin e Rritjes
Share on Facebook
Në margjina të Forumit Ekonomik Botëror, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me Komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ku u diskutua mbi progresin ekonomik dhe avancimin demokratik të Kosovës, si elemente kyçe në rrugën drejt integrimit evropian. Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se Raporti i Vendit i Komisionit Evropian për vitin 2025 vlerëson se Kosova ka vazhduar përparimin në procesin e integrimit evropian, duke u cilësuar si “më e përgatitur se çdo vend tjetër i Ballkanit Perëndimor në momentin e marrjes së statusit të vendit kandidat”. Gjatë këtij takimi janë trajtuar edhe çështje të tjera me rëndësi, përfshirë zhvillimet gjeopolitike, Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian, bashkëpunimin rajonal si dhe situatën aktuale në rajon. “Kryeministri Kurti theksoi se Kosova luan rol aktiv dhe konstruktiv në rajon, duke mbështetur integrimin më të gjerë ekonomik në përputhje me vlerat dhe standardet e Bashkimit Evropian”, thuhet më tej në njoftim. Sa i përket Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, bëhet e ditur se ai është një instrument i kufizuar kohor, i miratuar për periudhën 2024–2027, ndërsa zbatimi i tij për Kosovën mbetet peng i ratifikimit në Kuvend. Nga ky plan i Bashkimit Evropian, Kosovës i kanë rënë hise rreth 900 milionë euro, çka e bën përfituesen më të madhe për kokë banori nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 537)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 135)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (312)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com