DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kurti takohet me Kosin në Mal të Zi, kërkon hapa konkretë drejt anëtarësimit të Kosovës në BE

21 Tetor 2026
A A
Kurti takohet me Kosin në Mal të Zi, kërkon hapa konkretë drejt anëtarësimit të Kosovës në BE
Share on Facebook

Kryeministri Albin Kurti ka takuar Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, në Shën Stefan të Malit të Zi, në margjina të Samitit të Procesit të Berlinit, ku ka kërkuar mbështetjen e Komisionit Evropian për avancimin e Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Kurti ka thënë se funksionimi i plotë i institucioneve do t’i mundësojë Kosovës përshpejtimin e reformave, ndërsa ka përmendur përfitimet ekonomike nga integrimi në sistemin evropian të pagesave SEPA dhe negociatat e pritshme për përfshirjen në zonën e roamingut pa tarifa shtesë.

“Takimin e parë në Shën Stefan në Mal të Zi në margjina të Samitit të Procesit të Berlinit, e pata me Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos. Me institucione plotësisht funksionale Kosova do t’i përshpejtoj reformat. Javën e kaluar miratuam ligjin e fundit për integrim në SEPA, që do t’u kursejë qytetarëve, bizneseve dhe diasporës rreth 58 milionë euro në vit, ndërkohë shpejt fillojnë negociatat për “Roam like at Home” për t’ju bashkuar zonës pa tarifa shtesë. Përparimi ynë demokratik, përkushtimi ndaj vlerave të përbashkëta dhe linjëzimi me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së duhet të reflektohen në hapa konkretë. Është e rëndësishme dhe e nevojshme, mbështetja proaktive e Komisionit për statusin e vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim. Në Procesin e Berlinit, Kosova i ka ratifikuar të gjitha marrëveshjet, përfshirë atë për njohjen e diplomave, të cilat duhet t’i zbatojnë të gjithë, përkatësisht edhe fqinji ynë verior, Serbia”, ka shkruar Kurti.

Ai ka theksuar se përparimi demokratik dhe përafrimi i Kosovës me politikat e BE-së duhet të shoqërohen me hapa konkretë drejt integrimit evropian. Kurti ka kërkuar gjithashtu që marrëveshjet e arritura në kuadër të Procesit të Berlinit të zbatohen nga të gjitha palët, përfshirë Serbinë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 173)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (123)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com