DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kurti takon Sorensenin, flasin edhe për kthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

24 Korrik 2026
A A
Kurti takon Sorensenin, flasin edhe për kthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë
Share on Facebook

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se kthimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, duke theksuar se ruajtja e karakterit shumetnik të institucioneve duhet të ecë paralelisht me garantimin e pavarësisë dhe cilësisë së sistemit të drejtësisë.

Këto qëndrime Kurti i shprehu gjatë një takimi të mbajtur të premten me të Dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen.

Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, në takim u diskutua për zhvillimet në raportet me Bashkimin Evropian, situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe ecurinë e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë kontekst, Kurti tha se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj një qasjeje konstruktive në dialog.

“Republika e Kosovës i përmbahet angazhimit konstruktiv dhe punon për paqe të qëndrueshme, siguri euro-atlantike, stabilitet afatgjatë dhe fqinjësi të mirë evropiane”, citohet të ketë deklaruar Kurti.

Një nga temat kryesore të diskutimit ishte edhe çështja e kthimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve serbë, të cilët u larguan nga institucionet e Kosovës në vitin 2022. Duke iu përgjigjur interesimit të Sorensenit për këtë çështje, Kurti theksoi se procesi duhet të zhvillohet në përputhje me rendin kushtetues dhe ligjor të vendit.

“Qeveria e Kosovës afirmon dhe insiston në kushtetutshmëri dhe ligjshmëri, barazi të qytetarëve dhe përfshirje të të gjitha komuniteteve. Të punësuarit në institucionet e Republikës duhet të jenë nga të gjitha etnitë dhe të karakterizohen nga kompetenca profesionale dhe integriteti etik”, thuhet në deklarimin e tij.

Sipas Kurtit, dorëheqjet kolektive të zyrtarëve serbë në veri kishin për qëllim cenimin e përbërjes shumetnike të institucioneve të Kosovës.

“Dorëheqjet kolektive të para katër vjetëve në veri të Ibrit kishin pikërisht si synim rrënimin e përbërjes shumetnike të sistemit tonë demokratik. Tani, rruga përpara është ajo që e përcaktojnë Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës, e cila në rastin e sistemit gjyqësor nënkupton ruajtjen e shumetnisë, por njëkohësisht edhe garantimin e pavarësisë dhe cilësisë së drejtësisë”, tha ai.

Sipas Qeverisë, në takim u diskutuan edhe çështje të tjera që lidhen me procesin e dialogut, me theks të veçantë rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të Zbatimit të Ohrit, duke u nënvizuar nevoja për respektimin e plotë të obligimeve që burojnë nga këto marrëveshje.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 642)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (24 508)
  • Opinione (50)
  • Showbiz (169)
  • Shpallje (1)
  • Sport (380)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com