DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kurti thekson mbështetjen e qeverisë për gratë fermere

16 Shtator 2025
A A
Kurti thekson mbështetjen e qeverisë për gratë fermere
Share on Facebook

Në Konferencën Rajonale për Fuqizimin e Grave Rurale në Ballkanin Perëndimor, kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se gratë dhe vajzat janë vendimtare për zhvillimin e vendit, duke theksuar mbështetjen e qeverisë për gratë fermere dhe programet për zhvillimin e zonave rurale, raporton Ekonomia Online.

Kurti tha se 5650 gra fermere janë përkrahur me subvencione në vlerë prej 11 milionë euro nga Ministria e Bujqësisë.

“Gratë dhe vajzat janë jo veç se shtyllë por vendimtare për zhvillimin social, kulturor dhe ekonomik të vendit tonë. Ndërsa gratë rurale janë edhe bartëse të dijes, traditës dhe dashurisë për tokën. Pasluftës ato kontribuuan shumë. Ato u bënë forcë që gjenerojnë ndryshim të qëndrueshëm. Qeveria ka ndërmarrë hapa konkret duke mbështetur bujqësinë e udhëhequr nga gratë dhe duke zgjeruar programet në zhvillim ekonomik e social në zonat rurale. 5650 gra fermere janë përkrahur me subvencione në vlerë prej 11 milionë euro nga Ministria e Bujqësisë. Po zbatohet një program strategjik prej 1.5 milion eurosh që përmes trajnimeve të avancuara në agro-biznes, menaxhim të tokës dhe zhvillim të qëndrueshëm gratë rurale të jenë lider të bizneseve dhe inovacioneve rurale,” tha ai.

Konferenca synon të ofrojë një hapësirë gjithëpërfshirëse për diskutim mbi sfidat dhe mundësitë në fushën e fuqizimit social dhe ekonomik të grave rurale në rajon.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 537)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 135)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (312)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com