DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kurti: Tre breza të Jasharëve qëndruan, luftuan e u sakrifikuan për lirinë e popullit tonë, Prekazi është kryeqytet i kryengritjes bashkëkohore

12 Qershor 2026
A A
Kurti: Tre breza të Jasharëve qëndruan, luftuan e u sakrifikuan për lirinë e popullit tonë, Prekazi është kryeqytet i kryengritjes bashkëkohore
Share on Facebook

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë homazhe sot në Prekaz, i shoqëruar me ministrat në detyrë.

Pas homazheve, Kurti deklaroi se sikurse për çdo vit edhe sivjet më 12 qershor shkuan aty si krerë të institucioneve.

“Në Prekaz, në këtë kryeqytet të kryengritjes bashkëkohore të populli shqiptar që shënon edhe vendin e Epopesë së UÇK-së, meqenëse me 5-6-7 mars tre breza të Jasharëve qëndruan, luftuan dhe u sakrifikuan për lirinë e popullit tonë për bashkim, për shtet dhe për pavarësi.

Beteja epike e Jasharëve, e bacës Shaban me djemtë e tij Hamzën e Ademin, me gratë e tyre Zahiden, Zarifen, Feriden dhe Adilen e gjithë të tjerët që nuk u nënshtruan për asnjë moment është sot në thelb të historisë së popullit tonë dhe atë jo vetëm si Kosovë, e si Republikë demokratike por njëkohësisht edhe si komb shqiptarë në kuptimin e shqiptarëve kudo që ata janë, e në kuptimin e shtrirjes përtej së tashmes nga e kaluara e lashtë e deri në të ardhmen siç thotë edhe himni kombëtarë “Ne do të rrojmë”, deklaroi Kurti.

Ai tha se prandaj duke u rikthyer këtu e duke përkujtuar flijimin e Jasharëve, më së miri i qëndrojmë besnik çlirimit dhe emancipimit, pavarësisë e progresit.

“Lavdi Jasharëve dhe gjithë dëshmorëve të kombit, gëzuar dita e çlirimit”.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 562)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (22 776)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (155)
  • Shpallje (1)
  • Sport (332)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com