DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kurti u takua me Presidentin e Parlamentit të Saxony-Anhalt, folën mbi politikat qeveritare

3 Qershor 2025
A A
Kurti u takua me Presidentin e Parlamentit të Saxony-Anhalt, folën mbi politikat qeveritare
Share on Facebook

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në takim Presidentin e Parlamentit të landit të Saxony-Anhalt në Gjermani, Gunnar Schellenberger.

Kurti e njoftoi atë me zhvillimin ekonomik dhe klimën e investimeve gjatë mandatit qeveritar, ku Kosova ka regjistruar normat më të larta të rritjes ekonomike në Ballkanin Perëndimor. Theksoi incentivat për investitorët vendas dhe të huaj, gjersa vendi ynë po kthehet në një destinacion më tërheqës investimi veçanërisht në fushën e teknologjisë.

Biseduan dhe mbi politikat qeveritare për ndërlidhjen e arsimit me tregun e punës sipas modelit gjerman, i cili tashmë po zhvillohet në vend në kuadër të strategjisë kombëtare për modernizimin e arsimit profesional, me fokus në përafrimin e kurrikulave me nevojat e tregut të punës.

Kryeministri në detyrë theksoi dhe transformimin digjital si një shtyllë kryesore e agjendës sonë të reformave, teksa vlerësoi dhe përvojën e eksperiencën që mund të ndajë në këtë drejtim landi i Saxony-Anhalt, me ​​shtrirjen e internetit me brez të gjerë në zonat rurale dhe administratën publike.

Duke shprehur mirënjohjen për vizitën e Schellenberger dhe delegacionit të tij në Kosovë, kryeministri tha se ajo do të shërbejë për të thelluar bashkëpunimin, partneritetin dhe lidhjet mes nesh. Prezent në këtë takim ishte dhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 289)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (72)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com