DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kurti viziton familjet e të zhdukurve nga “Grupi i Intelektualëve”: Serbia duhet të përballet me trysni ndërkombëtare

11 Tetor 2026
A A
Kurti viziton familjet e të zhdukurve nga “Grupi i Intelektualëve”: Serbia duhet të përballet me trysni ndërkombëtare
Share on Facebook

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot familjet e dy veprimtarëve, Salih Mëziu dhe Idriz Rrecaj, pjesëtarë të njohur si “Grupi i Intelektualëve”, të cilët ishin rrëmbyer dhe zhdukur me dhunë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

Vizitat janë zhvilluar në Marinë dhe Llaushë të Skenderajt, pak ditë pasi mbetjet mortore të dy veprimtarëve, të gjetura në varrezën masive në Zubin Potok, janë identifikuar përmes analizave të ADN-së.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka theksuar se familjarët, pas më shumë se 27 vjetësh pritjeje dhe pasigurie, më në fund kanë marrë përgjigje për fatin e më të dashurve të tyre, por ende presin drejtësi.

“Këto dy familje, sikur ajo e Adem Beqirit i cili u varros më 3 tetor, kanë marrë përgjigje por kanë nevojë për drejtësi”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri ka kujtuar gjithashtu se mbi 1 mijë e 500 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë, ndërsa familjet e tyre jetojnë me dhimbjen dhe ankthin e pritjes.

Ai ka kërkuar shtimin e trysnisë ndërkombëtare ndaj Serbisë, duke e akuzuar atë për fshehjen dhe mohimin e krimeve, si dhe për mbajtjen të mbyllura të dosjeve që mund të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të të zhdukurve.

Sipas Kurtit, presioni ndërkombëtar është i domosdoshëm për të siguruar të vërtetën dhe për t’i hapur rrugë drejtësisë për viktimat dhe familjarët e tyre.

Vizita e kryeministrit vjen në një kohë kur identifikimi i mbetjeve mortore të personave të zhdukur po rikthen dhimbjen e familjeve që për më shumë se dy dekada kanë pritur të mësojnë fatin e të afërmve të tyre.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 182)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (124)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com