Mospublikimin e plotë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, kryeministri në detyrë Albin Kurti e ka konsideruar si vonesë. Në një prononcim për media, ai ka thënë se sipas informatave të tij, aktgjykimi i datës 8 gusht ka mospërputhje dhe se ‘duhet të mendojnë çfarë të bëjnë’. Megjithatë, ai theksoi se do ta respektojë aktgjykimin e Kushtetueses.
Njoftimin mbi aktgjykimin, Kushtetuesja e publikoi më 8 gusht, përmes së cilit urdhëroi deputetët që ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës brenda 30 ditësh.
Kushtetuesja tha se kryekuvendari duhet të zgjidhet me votim të hapur dhe se ai mund të votohet vetëm deri në tri herë.
