DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kurti, Wadephulit: Kosova e meriton të marrë statusin e vendit kandidat

18 Nëntor 2025
A A
Kurti, Wadephulit: Kosova e meriton të marrë statusin e vendit kandidat
Share on Facebook

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, takoi të martën ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul, të cilit i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Gjermanisë ndaj Kosovës.

Kurti tha se Gjermania ka qenë partnere e palëkundur e Kosovës edhe para pavarësisë dhe bashkëpunimi mes dy vendeve është i rrënjosur në vlera të përbashkëta dhe në një vizion të përbashkët për një Evropë të qëndrueshme, demokratike dhe të sigurt.

Ai pati lavde për qeverisjen e tij, teksa shtoi se Kosova është e vendosur dhe e përkushtuar të punojë bashkë me Gjermaninë për të thelluar raportet bilaterale dhe për të avancuar në rrugën e saj drejt BE-së dhe NATO-s.

“Republika e Kosovës meriton që të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe që Komisioni Evropian duhet ta dorëzojë sa më parë pyetësorin për anëtarësim”, citohet të ketë thënë Kurti në këtë takim.

Gjatë takimit, thuhet se është diskutuar edhe “për rolin aktiv, kontributin e deritanishëm dhe potencialin e diasporës sonë në Gjermani në forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve përmes investimeve të huaja dhe të thellimit të lidhjeve ndërmjet popujve tanë”.

Ndërkaq, pashmangshëm temë e diskutimit ishin raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe zbatimi i Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe Aneksit të saj.

Po ashtu, është prekur edhe sulmi i Banjskës, për çka Kurti citohet t’i ketë thënë ministrit gjerman se edhe më shumë se dy vjet pas këtij sulmi terrorist, ku mbeti i vrarë një rreshter i Policisë së Kosovës, “udhëheqësi i këtij grupi terrorist dhe paramilitar, Millan Radoiçiq, vazhdon të endet i lirë në Serbi dhe Beogradi zyrtar refuzon t’ia dorëzojë atë dhe grupin e tij Republikës së Kosovës, përkundër fakteve për përfshirjen e tij në sulm dhe aktakuzës së prokurorisë së Kosovës ndaj tij, ndërkohë që ai dhe grupi i tij vazhdojnë të paraqesin rrezik për sigurinë e vendit”.

Kurti ndërkaq e falënderoi ministrin Wadephul për vizitën e tij, për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë dhe për kontributin e Gjermanisë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë përmes trupave të saj në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 599)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 430)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (162)
  • Shpallje (1)
  • Sport (344)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com