DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kusari-Lila: Është shkelje nëse deputetët s’votojnë për zgjedhjen e kreut të Kuvendit

20 Prill 2025
A A
Kusari-Lila: Është shkelje nëse deputetët s’votojnë për zgjedhjen e kreut të Kuvendit
Share on Facebook

Deputetja e Alternativës në listën e VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese në rastin Nr. KO119/14, pika 128 thotë se deputetët nuk mund të lirohen nga mosvotimi në konstituimin e Kuvendit.

Kusari-Lila tha se dje në pikën për zgjedhjen e kryetares së kuvendit, kishte deputetë që nuk morën pjesë fare në votim.

“Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese në Rastin Nr. KO119/14, pika 128 thotë se “Në konstituimin e Kuvendit, të gjithë deputetët duhet të jenë të pranishëm dhe të votojnë si të dëshirojnë, në mënyrë të hapur ose të fshehtë, të votojnë “për”, “kundër” ose të abstenojnë, dhe nuk mund të lirohen nga të vepruarit kështu”.

“Mosvotimi sipas këtij Akgjykimi konsiderohet shkelje. Ky veprim nuk mund të përsëritet nesër gjatë vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit”, tha Kusari-Lila.

Lëvizja Vetëvendosje dje ka dështuar dy herë që ta zgjedh për kryetare të kuvendit deputeten Albulena Haxhiu, pasi në të dy votimet mori vetëm 57 vota, ndërsa 20 ishin kundër e tre deputetë abstenuan.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 527)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 734)
  • Opinione (35)
  • Showbiz (143)
  • Shpallje (1)
  • Sport (308)
  • TV (68)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com