DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kusari-Lila: Kurti mund t’i ftojë partitë për takim brenda orësh, në fokus formimi i institucioneve

3 Gusht 2026
A A
Kusari-Lila: Kurti mund t’i ftojë partitë për takim brenda orësh, në fokus formimi i institucioneve
Share on Facebook

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pritet që shumë shpejt t’u dërgojë ftesa për takim Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe partive të tjera parlamentare.

Sipas saj, qëllimi i këtyre takimeve është diskutimi për konstituimin e institucioneve dhe zgjedhjen e presidentit të vendit.

Kusari-Lila tha se pret që ftesat të bëhen para seancës konstituive të Kuvendit.

“Po, jam e bindur që shumë shpejt, para seancës konstituive, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, koalicionit tonë të përbashkët, do të bëjë ftesë, brenda pak ditëve, ndoshta edhe orëve, edhe për Lidhjen Demokratike, edhe për parti të tjera. Kjo në kuptimin që konstituimi i institucioneve, në veçanti edhe zgjedhja e presidentit, është një obligim i përbashkët i të gjithë deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës”, ka deklaruar Kusari-Lila për “Ekonomia Online”.

Ajo theksoi se, pavarësisht çfarëdo marrëveshjeje ose mundësie për zgjedhjen e Kryesisë së Kuvendit, konstituimin e Kuvendit apo formimin e Qeverisë, dështimi për zgjedhjen e presidentit do ta çonte vendin në zgjedhje të reja brenda një periudhe të shkurtër kohore.

“Siç e dimë, përkundrejt çfarëdo marrëveshjeje ose mundësie për t’u zgjedhur Kryesia e Kuvendit, për t’u konstituuar Kuvendi apo për t’u zgjedhur Qeveria, prapë mospasja e suksesit në zgjedhjen e presidentit do e çonte vendin në zgjedhje në një periudhë të shkurtër kohore, jo më pak se dy muaj”, ka thënë ajo.

Sipas saj, askush nuk ka vullnet dhe nuk shihet ndonjë arsye logjike për një proces të ri zgjedhor, prandaj partitë duhet të jenë të gatshme për diskutime serioze.

“Prandaj, për të parandaluar dhe evituar edhe një shkuarje në zgjedhje për të cilën duket se askush nuk e ka as vullnetin e as nuk e shohim se ka ndonjë arsye logjike, shpresojmë që të gjithë të jenë të gatshëm të diskutojnë me seriozitetin më të lartë të mundur për detyrat që na takojnë si përfaqësues të zgjedhur të popullit”, është shprehur Kusari-Lila.

Ajo shtoi se synimi është që institucionet të konstituohen sa më shpejt, ndërsa pas seancës konstituive të Kuvendit dhe eventualisht zgjedhjes së Qeverisë, të caktohet menjëherë data për dakordimin dhe votimin për presidentin e vendit.

E pyetur nëse Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme t’u ofrojë një marrëveshje partive opozitare për çështjen e presidentit, Kusari-Lila tha se diskutimet mbeten të hapura, por çdo marrëveshje duhet të jetë në përputhje me rezultatin zgjedhor.

“Unë mendoj që është e qartë çfarë është e mundur të ofrohet. Është e mundur të ofrohet diskutim e koalicion për qeverisje, ndërsa sa i përket çështjes së presidentit, është dakordimi i përbashkët i subjekteve qoftë vetëm me procesin e dakordimit, qëndrimit në sallë e votimit sipas vullnetit të tyre, apo edhe një marrëveshje më të gjerë”, ka deklaruar ajo.

Sipas saj, mund të paraqitet problem nëse vendosen kushte që nuk përkojnë me vullnetin e qytetarëve.

“Është paksa problematike në rast se fillojnë të vendosen kushte të natyrës të cilat nuk përkojnë me vullnetin e qytetarëve të Republikës. Qytetarët kanë folur, rezultati dihet, dhe konform atij rezultati mund të pritet dakordimi politik në mes të subjekteve”, tha Kusari-Lila.

Sa i përket mundësisë që në takimet e ardhshme të propozohet një emër për president nga Lëvizja Vetëvendosje, ministrja në detyrë tha se kjo do të varet nga dinamika e bisedimeve.

“Kjo krejt varet nga dinamika e diskutimit. Takimi i parë është mbajtur me përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe është thënë se ka vullnet për të vazhduar me takime të tjera. Së shpejti jam e bindur se do të ketë takim tjetër dhe prej atyhit mandej mund të dalin edhe konkretisht dakordimet që janë bërë mes subjekteve”, u shpreh ajo.

Ndryshe, Albin Kurti ka paralajmëruar se do të zhvillojë bisedime me LDK-në gjatë kësaj jave.

Seanca konstituive e Kuvendit është caktuar të mbahet të enjten, më 6 gusht.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 660)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (24 882)
  • Opinione (51)
  • Showbiz (176)
  • Shpallje (1)
  • Sport (398)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com