DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kush është Niq Krasniqi dhe pse zgjodhi numrin 98 për të garuar si deputet në listën e LDK-së?

4 Qershor 2026
A A
Kush është Niq Krasniqi dhe pse zgjodhi numrin 98 për të garuar si deputet në listën e LDK-së?
Share on Facebook

Diplomati nga Peja, Niq Krasniqi, i cili për rreth 30 vjet ka vepruar në Austri duke përfaqësuar dhe mbështetur mërgatën shqiptare në mënyrë vullnetare, i është bashkuar listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.

Krasniqi kandidon me numrin 98, një numër që, sipas tij, bart simbolikë të veçantë dhe lidhet me ndryshimet e mëdha historike që nisën në vitin 1998 për Kosovën.

Gjatë veprimtarisë së tij në Austri, ai ka qenë i angazhuar në diplomacinë kulturore dhe parlamentare, në çështje të integrimit, arsimit dhe përfaqësimit të komunitetit shqiptar. Për një periudhë ka ushtruar edhe detyrën e menaxherit të integrimit në institucionet austriake.

“Jam Niq Krasniqi, i lindur në Pejë. Për 30 vjet kam jetuar në Kosovë dhe po aq në Vjenë. Shkollimin fillor dhe të mesëm e kam përfunduar në Kosovë, ndërsa në vitin 1996 u shpërngula në Austri për të bërë nostrifikimin e diplomës. Gjatë këtyre viteve kam qenë aktiv në diplomacinë kulturore dhe parlamentare, kam punuar në fushën e integrimit dhe kam fituar përvojë edhe në sektorin e arsimit”, tha Krasniqi.

Ai thekson se pas afro tri dekadash angazhimi vullnetar në mbrojtjen dhe përfaqësimin e interesave të mërgatës shqiptare në Austri, tani ka vendosur që kontributin e tij ta japë në mënyrë institucionale në Kosovë.

“Sot jam pjesë e listës së LDK-së me numrin 98. Ashtu siç viti 1998 shënoi fillimin e një ndryshimi të madh që solli lirinë dhe demokracinë, synimi im është që përmes angazhimit politik të kontribuoj në mbrojtjen e demokracisë dhe në ndryshimet që i nevojiten vendit”, deklaroi ai.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 572)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 120)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (157)
  • Shpallje (1)
  • Sport (339)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com