DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kush mbetet pa paga nëse nuk miratohet buxheti?

30 Tetor 2025
A A
Kush mbetet pa paga nëse nuk miratohet buxheti?
Share on Facebook

Mungesa e një qeverie e ka vënë në rrezik edhe miratimin e buxhetit për vitin 2026.

Nëse brenda vitit nuk miratohet projektligji për Buxhetin e vitit 2026, shteti mund të funksionojë vetëm dy muajt e parë me 1/12 e buxhetit paraprak.

Kjo vë në rrezik edhe punonjësit e administratës publike që marrin paga nga shteti.

Sipas statistikave janë 84,7mijë punonjës të sektorit publik që mund të mbesin pa paga që nga muaji mars.

Pjesë e sektorit janë Presidenti, Kryetari dhe deputetët e Kuvendit, Kryeministri dhe ministrat, Kryetarët dhe drejtorët komunalë, Kryesuesit dhe asamblistët komunalë, Punonjësit në sistemin gjyqësor, Punonjësit në sistemin prokurorial, Punonjësit në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Punjonjësit në Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor, Zjarrfikësit, Punonjësit në Doganën e Kosovës, Punonjësit në Shërbimin Korrektues të Kosovës, Punonjësit në arsimin universitar dhe para universitar, Punonjësit në sistemin shëndetësor, Punonjësit e administratës publike, Ambasadorët dhe të punësuarit në shërbim të jashtëm, Krijuesit dhe performuesit e kulturës dhe artit, Avokatët shtetërorë dhe komunalë, Punonjësit te Avokati i Popullit, Punonjësit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Komisionerët për Privatësi dhe Informim, Punonjësit në Komisionin e Pavarur për Media, Auditorët, Punonjësit e Organit Kolegjial, Punonjësit në Njësinë për Inteligjencën Financiare.

Pa para do të mbetnin edhe mbi 330 mijë persona në Kosovë që përfitojnë pensione dhe nga skemat e ndihmës sociale.

Janë 219,9 mijë të moshuar që do të mbesnin pa pension në rast se nuk miratohet buxheti.

21,6 mijë persona që marrin pensionin e aftësive të kufizuara mund të mbesin pa të ardhura.

943 ish-punonjës të Trepçës mund të mbesin pa pensione.

919 ish-pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, po ashtu rrezikojnë të mbesin pa pension.

Vihen në rrezik edhe 1400 ish-pjesëtarë të Trupave të Armatosura të Kosovës që nuk mund të marrin pensionet, 1800 pensione të personave që janë pjesë e skemave të të verbërve, 2,5mijë pensione familjare, 30 pensione të invaliditeti në punë, 3,4mijë pensione paraplegjike dhe tetraplegjike, 14,9 mijë pensione për kompensimin e Arsimit për vitet 90/91-98/99, 12,5 mijë pensione të familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, 37,1mijë veteranë, 16,5 mijë skema e ndihmës sociale dhe 4 mijë Skema për përkrahjen e familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 575)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 211)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (159)
  • Shpallje (1)
  • Sport (339)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com