DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kushëriri i Thaçit: E rrejta nënën e Hashimit, i thashë se masnesër ka me ardhë me të kap për qafe

17 Shtator 2026
A A
Kushëriri i Thaçit: E rrejta nënën e Hashimit, i thashë se masnesër ka me ardhë me të kap për qafe
Share on Facebook

Milazim Thaçi, kushëri i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka rrëfyer një bisedë që kishte pasur me nënën e Thaçit, para shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ai ka thënë se dy ditë para aktgjykimit kishte vizituar nënën e Hashim Thaçit dhe, me shpresën se djali i saj do të lirohej, i kishte thënë se Hashimi do të kthehej masnesër.

“Pardje kam qenë te nëna e Thaçit. Bile unë e rrejta, i thashë: ‘Masnesër ka me ardh me të kap për qafe Hashimi’, e nuk më doli ashtu, e rrejta”, ka deklaruar Milazim Thaçi.

Ai ka thënë se nëna e Hashim Thaçit është në gjendje të rënduar shëndetësore dhe se pas aktgjykimit nuk kishte pasur forcë ta vizitonte.

“Ajo është sëmurë shumë e sot nuk kam qenë hiç, se jam mërzit vetë unë e krejt familja, krejt mahalla, krejt Kosova”, ka thënë ai.

Milazim Thaçi ka treguar edhe fjalët që, sipas tij, nëna e Hashim Thaçit i kishte thënë gjatë vizitës.

“Ajo tha: ‘Të lumtë goja, ishalla na vjen sa më shpejt, jo vetëm djali i saj, po krejt ata që janë aty’”, ka rrëfyer ai.

Kushëriri i Thaçit e ka cilësuar aktgjykimin si një padrejtësi të madhe, duke përmendur edhe përvojën e tij në Hagë në vitin 2002, gjatë procesit ndaj Slobodan Millosheviq.

“Padrejtësi e madhe, pasha Zotin. Unë kam qenë në 2002 në Hagë kundër Slobodan Millosheviqit. Atëherë kanë qenë vetëm 60 dëshmitarë, a tash për çlirimtarët tanë janë bërë 260 a 300, sa po thonë. Vallahi marri është”, ka deklaruar ai.

Milazim Thaçi ka shprehur shqetësimin e tij edhe për faktin se ka pasur shqiptarë që kanë dëshmuar kundër shqiptarëve.

“Pse ka shqiptarë kundër shqiptarëve, unë nuk di çfarë të them. Na nuk kishim miq e as nuk po ua dishim vlerën lirisë. Sot unë i lirë, me tana të mirat…”, ka deklaruar ai.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 721)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (27 182)
  • Opinione (55)
  • Showbiz (186)
  • Sport (424)
  • TV (92)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com