DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kuvendi i Kosovës mblidhet të enjtën nga ora 10:00

19 Tetor 2026
A A
Deputeti i PDK-së: Policia e okupuar nga Sveçla s’po lejon të parkohemi te Kuvendi
Share on Facebook

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të enjten me fillim nga ora 10:00.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, para mediave bëri të ditur se përpos deklarimeve jashtë rëndit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, në rend të ditës do të formohet edhe komisioni për përzgjedhjen e kandidatëve për Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës.

“Fillimisht do t’ju njoftoj se Kryesia e Kuvendit ka vendosur që seanca e radhës të mbahet të enjten e ardhshme, në orën 10:00. Pra, përveç pikave që ndërlidhen me deklarimet jashtë rendit të ditës të deputetëve të Kuvendit, do të ketë edhe pyetje parlamentare që ata ia parashtrojnë kabinetit qeveritar. Në këtë seancë, sot janë formuar edhe komisionet për procedimin e kandidatëve për bordin e Radiotelevizionit të Kosovës”, ka deklaruar Haxhiu.

Ajo ka bërë të ditur se nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, është caktuar anëtare e grupit punues për harmonizimin e strategjisë shtetërore lidhur me procedurat dhe afatet para Dhomave të Specializuara në Hagë.

“Po ashtu, do t’ju njoftoj se Kryesia e Kuvendit ka caktuar nënkryetaren e Kuvendit, zonjën Vlora Çitaku, si anëtare në grupin punues për harmonizimin e strategjisë shtetërore qytetare lidhur me procedurat e afatit para Dhomave të Specializuara në Hagë. Si kryetare e Kuvendit, unë kam thirrur në vazhdimësi takime me anëtarët e tjerë, çka sapo e deleguam në këtë grup, në mënyrë që Kuvendi i Republikës së Kosovës të jep kontribut maksimal. Por, po ashtu, natyrisht që do të ftohen edhe ekspertë të fushës që mund të japin kontributin e tyre profesional në këtë grup. Pra, si vendim e kam mirëpritur dhe vlerësoj që është rruga e duhur në përballjen tonë me këtë proces të rëndë dhe po ashtu të padrejtë”, ka thënë Haxhiu.

Kryetarja e Kuvendit ka njoftuar edhe për diskutimet lidhur me formimin e delegacioneve parlamentare, duke theksuar se në fund të këtij muaji në Kosovë do të qëndrojë një delegacion i madh nga Asambleja Parlamentare e NATO-s.

“Gjithashtu, kemi diskutuar edhe për komisionet që duhet të themelohen nga Kuvendi i Republikës së Kosovës përkatësisht nga Kryesia e Kuvendit. Ne do ta kemi në fund të këtij muaji një delegacion shumë të madh nga Asambleja Parlamentare e NATO-s, pra në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Prandaj, kemi trajtuar me prioritet përbërjen e komisionit apo delegacionit për Asamblenë Parlamentare të NATO-s, të Këshillit të Evropës, të SECEI-t dhe të Frankofonisë”, ka deklaruar Haxhiu.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 177)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (124)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com