DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kuvendi për takimin e Bashës me Hargreaves: E njoftoi për zhvillimet dhe procesin e seancës konstituive

4 Shtator 2025
A A
Kuvendi për takimin e Bashës me Hargreaves: E njoftoi për zhvillimet dhe procesin e seancës konstituive
Share on Facebook

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Basha e ka falënderuar ambasadorin për mbështetjen e Kosovës.

“Kryetari Basha e falënderoi dhe i shprehu mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës ndaj Mbretërisë së Bashkuar për rolin e saj gjatë luftës, si dhe mbështetjen e vazhdueshme në fuqizimin e shtetit, ekonomisë dhe institucioneve demokratike të vendit tonë.

Basha e ka njoftuar Hargreaves për procesin e seancave konstituive.

“Gjatë bisedës, Kryetari Basha e falënderoi diplomatin Hargreaves për vizitën si dhe e njoftoi për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë për procesin e seancës konstituive të Kuvendit.”

Në njoftimin e Kuvendit thuhet se Basha dhe Hargreaves kanë diskutuar për reformat demokratike të ndërmarra nga Kosova.

“Kryetari Basha dhe Ambasadori Hargreaves zhvilluan diskutim të hapur për reformat demokratike të ndërmarra nga vendi ynë, ku Kryetari e siguroi ambasadorin që Kosova mbetet e palëkundur në mbrojtjen e interesave dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve të Republikës, si dhe qëndron e vendosur në avancimin e integrimit tonë në familjen evropiane, dhe synimin e qartë të Kosovës për anëtarësim në NATO.”

Hargreaves e ka uruar Bashën për detyrën e re si kreykuvendar.

“Në anën tjetër, Ambasadori Hargreaves fillimisht e uroi Kryetarin Basha për detyrën e tij të re në krye të institucionit bartës legjislativ të Republikës së Kosovës dhe rikonfirmoi gatishmërinë për bashkëpunim dhe intensifikim të raporteve të vendit të tij me Kuvendin dhe qytetarët e Republikës së Kosovës. Takimi u zhvillua në frymë të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe ridëshmon lidhjet e thella dhe partneritetin e fuqishëm ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.”

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 225)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com