Albulena Haxhiu, ka vendosur për pauzë 30 minuta pas mos pajtimit për formën e zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit.
Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar deputetin Ardian Gola për postin e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar Kujtim Shalën.
PDK-ja ka propozuar për nënkryetare Vlora Çitaku.
Ndërkohë, nga Lista Serbe për nënkryetar është propozuar Sllavko Simiq, ndërsa Grupi Parlamentar 6+ ka propozuar Emilja Rexhepin.
