Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur dy anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës me mandat pesëvjeçar.
Anëtarët e përzgjedhur janë Bashkim Hyseni dhe Ivana Milenkoviq.
Ndërkohë, për pozitën e një përfaqësuesi nga komuniteti serb nuk është bërë zgjedhja, pasi ajo nuk është plotësuar dhe për këtë pritet të shpallet konkurs.
