DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ky është 32-vjeçari që u vra mbrëmë në Ferizaj

29 Qershor 2026
A A
Ky është 32-vjeçari që u vra mbrëmë në Ferizaj
Share on Facebook

Një 32-vjeçar ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit në një ngjarje të rëndë që ka tronditur Ferizajn mbrëmjen e së dielës.

Lidhur me rastin, Policia dhe Prokuroria kanë arrestuar dy persona, babë e bijë, të dyshuar për përfshirje të drejtpërdrejtë në vrasjen e rëndë.

Burimet e hetuesisë bëjnë të ditur se me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë Muhamet Begisholli, rreth 48 vjeç, dhe vajza e tij Arjeta Roshaj, rreth 24 vjeç, të cilët po ngarkohen me dyshimet për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Viktima është identifikuar si Florim Haxhidema, rreth 32 vjeç. Trupi i tij i pajetë u gjet brenda një banese në katin e nëntë të objektit “Intercon C1”, në rrugën “Sejdi Sejdiu” në Ferizaj.

Sipas informacioneve të para, ai kishte një plagë në kokë që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit, ndërsa pranë trupit u gjet dhe u sekuestrua një pistoletë së bashku me një gëzhojë, të cilat janë dërguar për ekzaminime forenzike.

Banesa ku ndodhi krimi i rëndë rezulton të jetë në pronësi të Muhamet Begishollit.

Në momentin e ngjarjes, në banesë ndodheshin edhe bashkëshortja e tij Hanife Roshaj dhe vajza Arjeta Roshaj, e cila ka pësuar edhe lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim në Repartin e Psikiatrisë në QKUK.

Ndaj saj është nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh, ndërsa nëna e saj, Hanife Roshaj, po trajtohet si dëshmitare.

Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë i Florim Haxhidemës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë.

Mediat në Ferizaj kanë publikuar edhe fotografinë e viktimës.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 593)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 372)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (162)
  • Shpallje (1)
  • Sport (342)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com