DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ky është 38-vjeçari që humbi jetën në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova” – po drejtonte kamionin kur u përplas me Audi A6

27 Gusht 2026
A A
Ky është 38-vjeçari që humbi jetën në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova” – po drejtonte kamionin kur u përplas me Audi A6
Share on Facebook

Një aksident i rëndë trafiku ka përfunduar tragjikisht mbrëmë në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një 38-vjeçar ka humbur jetën pas përplasjes mes një kamioni dhe një veture Audi A6.

Burimet bëjnë me dije se viktima është Sherif Hoti, rreth 38-vjeçar, nga Bradashi i Podujevës, i cili në momentin e aksidentit po drejtonte kamionin Mercedes.

Aksidenti ka ndodhur më 26 gusht, rreth orës 20:25, në kilometrin e 29-të të autostradës, në drejtimin Gjergjicë–Vërmicë.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, në aksident janë përfshirë kamioni që drejtohej nga Hoti dhe një Audi A6 me targa të huaja, të cilin dyshohet se po e drejtonte A.F., rreth 22-vjeçar nga Prizreni, me vendbanim në Gjermani.

Përplasja ka qenë fatale për 38-vjeçarin.

Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet emergjente, por Hoti nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve. Vdekja e tij është konstatuar në vend nga mjeku i QMF-së në Suharekë.

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar edhe dy persona që ndodheshin në veturë, të cilët janë transportuar me autoambulancë për trajtim mjekësor. Sipas informacioneve fillestare, gjendja e tyre është stabile dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e aksidentit kanë dalë njësitë patrulluese, hetuesit policorë, ekipet përgjegjëse për mirëmbajtjen e autostradës, si dhe Prokurorja kujdestare.

Me urdhër të Prokurores së Shtetit, trupi i pajetë i Sherif Hotit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Hetimet për aksidentin po vazhdojnë, ndërsa pritet të përcaktohen rrethanat dhe dinamika e saktë që çuan në përplasjen fatale.

Sherif Hoti humbi jetën në moshën 38-vjeçare, në një tjetër aksident tragjik që iu shtua bilancit të rëndë të ngjarjeve në rrugët e Kosovës.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 695)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (25 962)
  • Opinione (52)
  • Showbiz (179)
  • Shpallje (1)
  • Sport (413)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com