DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ky është biznesmeni ferizajas, i arrestuar për mashtrim me tender

26 Janar 2026
A A
Ky është biznesmeni ferizajas, i arrestuar për mashtrim me tender
Share on Facebook

Ragip Zejna është i dyshuari i dytë lidhur me tenderin e dyshimtë për kamionë në vlerë prej afro 400 mijë euro të kompanisë regjionale “Eko Regjioni” nga aksioni i Prokurorisë Speciale i mëngjesit të së hënës.

Zejna është pronar i kompanisë “Dielli Construction”, i cili figuron aksionar i vetëm në këtë kompani. Ai u arrestua nën dyshimin për veprën penale “Keqpërdorim dhe Mashtrim në prokurimin publik”.

Pos tij, është arrestuar edhe Arbër Gashi, menaxher i Njësisë së “Ekoregjionit” në Prizren, si i dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Gazeta raportoi se rasti ka të bëjë lidhur me një tender të dyshimtë, në vlerë prej afro 400 mijë eurove, për blerjen e pesë kamionëve dhe një autofshese.

Tenderi ishte shpallur në mënyrë emergjente. Megjithatë, sipas burimeve përbrenda hetuesisë, këta kamionë s’ishin përdorur fare.

Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit, autoritetet kanë gjetur dhe sekuestruar prova materiale, përfshirë një pushkë automatike AK-47, si dhe para të gatshme.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 535)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (20 973)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (143)
  • Shpallje (1)
  • Sport (309)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com