DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ky është kosovari që u arrestua në Kroaci me urdhër të Serbisë

19 Gusht 2026
A A
E rëndë në Podujevë: 36-vjeçari humb jetën në QKMF, po merrte infuzion për shkak të gripit sezonal
Share on Facebook

Gazeta ka mësuar se personi i arrestuar në Kroaci, pas një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia, është Bajram Bajrami, 49-vjeçar, nga Nerodimja e Poshtme.

Bajrami është arrestuar në pikën kufitare Karasovici, gjatë hyrjes në Kroaci.

Autoritetet kroate kanë konstatuar gjatë kontrollit se ndaj tij kishte një urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga INTERPOL Beograd.

Sipas autoriteteve kroate, Serbia e kërkon Bajramin nën dyshimin për një krim lufte ndaj popullsisë civile, të cilin dyshohet se e ka kryer gjatë luftës në Kosovë në fund të viteve ’90.

Bajrami po udhëtonte me një veturë Audi A6 me targa gjermane kur është ndaluar në kufi. Pas verifikimit të të dhënave të tij, ai është arrestuar dhe është dërguar para gjyqtarit në Gjykatën e Qarkut në Dubrovnik.

Gjykata ka vendosur që Bajrami të mbahet në paraburgim, me qëllim të procedurës së mundshme të ekstradimit.

Megjithatë, ekstradimi nuk është vendosur ende.

Serbia ka afat 40 ditë për t’ia dërguar gjykatës kroate dokumentacionin me të cilin mbështetet kërkesa për ekstradim.

Sipas burimeve të medias kroate, Bajrami i ka mohuar akuzat e ngritura nga Serbia dhe ka dhënë versionin e tij për rastin.

Tani pritet që gjykata në Dubrovnik të shqyrtojë dokumentacionin që do të dërgohet nga autoritetet serbe dhe më pas të vendosë për hapat e mëtejshëm në këtë rast.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 781)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 356)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (495)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com