DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ky është zyrtari i Arkivit të Prishtinës që dyshohet se keqpërdori detyrën zyrtare për t’i mundësuar një personi përfitimin e pronave

13 Nëntor 2026
A A
Ky është zyrtari i Arkivit të Prishtinës që dyshohet se keqpërdori detyrën zyrtare për t’i mundësuar një personi përfitimin e pronave
Share on Facebook

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj Mehdi Bahtirit, zyrtar në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, i cili dyshohet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, Bahtiri është ndaluar më 11 nëntor 2026, në orën 14:00, ndërsa kërkesa për caktimin e paraburgimit është parashtruar më 12 nëntor 2026 në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamentin e Krimeve të Rënda.

Ai dyshohet se gjatë vitit 2023, në cilësinë e personit zyrtar dhe përgjegjës për arkiv në Depon e Arkivit Ndërkomunal të Prishtinës, duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, ka tejkaluar kompetencat e tij.

Sipas dyshimeve të Prokurorisë, Bahtiri kishte konfirmuar në mënyrë të pavërtetë autenticitetin e një dokumenti të paraqitur nga Nebojsha Janjić, i cili nuk përputhej me dokumentacionin origjinal të ruajtur në Arkivin Ndërkomunal të Prishtinës.

Rasti lidhet me një kërkesë të Drejtorisë për Kadastër të Komunës së Prishtinës, të datës 15 shkurt 2023, për verifikimin e autenticitetit të dokumentit të paraqitur nga Janjić në procedurën e regjistrimit të pronësisë.

Prokuroria pretendon se, përmes një shkrese të datës 24 shkurt 2023, me referencë 03/2.1/64, Bahtiri kishte konfirmuar autenticitetin e dokumentit, ndonëse ai nuk ishte identik me dokumentacionin që gjendej në arkiv.

Sipas dokumentit të Prokurorisë, verifikimet e mëvonshme kanë konstatuar se dokumenti ishte i falsifikuar dhe se në dosjen përkatëse arkivore nuk ekzistonte dokumentacioni që do ta mbështeste atë konfirmim.

Dyshohet se ky veprim i ka mundësuar Nebojsha Janjićit të përfitonte në mënyrë të kundërligjshme të drejta pronësore mbi tri parcela në Komunën e Prishtinës, përkatësisht parcelat P-71914050-00153-31, P-71914050-00153-32 dhe P-71914059-01640-3.

Me këto veprime, Mehdi Bahtiri dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414, paragrafi 2, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, Prokuroria ka ndërmarrë veprime hetimore edhe ndaj Nebojsha Janjićit, i cili dyshohet për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, nga neni 390, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1, të Kodit Penal.

Në mesin e provave të përmendura nga Prokuroria janë raporti i Policisë së Kosovës, kërkesa e Drejtorisë për Kadastër të Komunës së Prishtinës, shkresa e Arkivit Ndërkomunal, dokumentacioni i verifikimeve të kryera më 21 korrik 2026, dokumentet kadastrale, deklarata e të dyshuarit dhe dëshmitë e personave të tjerë.

Prokuroria vlerëson se provat e mbledhura krijojnë dyshim të bazuar për kryerjen e veprës penale dhe se ekzistojnë rrethana që e bëjnë të nevojshëm caktimin e masës së paraburgimit për të siguruar zhvillimin e papenguar të procedurës penale.

Për këtë arsye, prokurori i shtetit, Bashkim Zeqaj, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që Mehdi Bahtirit t’i caktohet masa e paraburgimit.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 789)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 601)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (212)
  • Sport (504)
  • TV (127)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com