Lajm i mirë për banorët e Grabocit dhe Lismirit: Hapet linja e re e autobusëve drejt Prishtinës

Facebook
WhatsApp

Banorët e fshatrave Graboc dhe Lismir të Komunës së Fushë-Kosovës nga sot do ta kenë më të lehtë qarkullimin drejt kryeqytetit, pasi është vënë në funksion linja e re e transportit publik që i lidh këto lokalitete me Prishtinën.

Sipas njoftimit zyrtar të Komunës së Fushë-Kosovës, linja e re do të operojë me pesë nisje ditore nga secili fshat në drejtim të Prishtinës, si dhe me pesë nisje të kthimit nga kryeqyteti.

Qëllimi i këtij shërbimi të ri është lehtësimi i lëvizjes së përditshme për qytetarët, studentët dhe punëtorët, duke përmirësuar ndjeshëm lidhjen e këtyre fshatrave me Prishtinën.

Orari i plotë i nisjeve:

Nga Graboci: 07:10, 09:40, 12:00, 14:15 dhe 16:45.

Nga Lismiri: 07:30, 10:00, 12:20, 14:35 dhe 17:05.

Nga Prishtina: 08:30, 10:30, 13:10, 15:40 dhe 18:00.

Related Posts