DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Latifi: Haradinaj mbijetoi dy “ofensiva”, u rikthye sërish në betejën politike

8 Qershor 2026
A A
Paralajmëron Blerim Latifi: Jemi duke rënë në humnerë diplomatike
Share on Facebook

Analisti politik, Blerim Latifi, ka publikuar një vlerësim për figurën e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, duke e përshkruar rrugëtimin e tij politik dhe ushtarak si të karakterizuar nga qëndrueshmëria dhe rikthimi pas sfidave të mëdha.

Sipas Latifit, gjatë kohës së luftës çlirimtare, Haradinaj iu bashkuan shumë persona, por jo të paktë edhe e braktisën, ndërsa ai, siç thotë analisti, mbeti i palëkundur.

“Ai, megjithatë, mbeti. Shpesh me fare pak njerëz pas vetes, por gjithmonë me të njëjtin vendim: ta vazhdonte luftën deri në fund, të mos dorëzohej kurrë. Deri në frymën e fundit. Dhe në fund ia doli”, ka shkruar Latifi.

Ai shton se 27 vjet më vonë, ndaj Haradinajt u zhvillua një tjetër “ofensivë”, kësaj here sipas tij politike dhe morale.

“Nuk lanë predhë morale pa hedhur drejt tij. Drejt të gjallëve e të vdekurve të tij. Dhe shumëkush mendoi se kishte marrë fund”, shkruan Latifi.

Megjithatë, sipas tij, Haradinaj nuk u dorëzua dhe u rikthye sërish në arenën politike.

“Por ai prapë nuk u dorëzua. Nuk i ligështua. U nis edhe një herë në betejën e tij për jetë a vdekje politike. Me të njëjtin vullnet: deri në frymën e fundit. Dhe përsëri ia doli”, përfundon Latifi.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 569)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 022)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (157)
  • Shpallje (1)
  • Sport (337)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com