Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka fituar medaljen e argjendtë në Lojërat Mesdhetare.
Në duelin final, Fazliu u mposht nga përfaqësuesja e Italisë, Carlotta Avanzato, duke e përfunduar garën në vendin e dytë.
Kjo është medalja e pestë e fituar nga Kosova në edicionin e sivjetmë të Lojërave Mesdhetare.
