DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“LDK gati të marr timonin”, Abdixhiku kërkon unitet, premton stabilitet institucional

1 Dhjetor 2025
A A
“LDK gati të marr timonin”, Abdixhiku kërkon unitet, premton stabilitet institucional
Share on Facebook

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në adresimin e tij para Këshillit të Përgjithshëm të partisë, deklaroi se LDK është e përgatitur të marrë përgjegjësinë e qeverisjes dhe të rikthejë stabilitetin institucional në vend. Ai theksoi se partia është gati të udhëheqë me dinjitet dhe të korrigjojë, siç tha ai, dëmet e shkaktuara gjatë viteve të fundit.

Abdixhiku deklaroi se LDK po hyn në një cikël të ri elektoral me forcë të qëndrueshme dhe të mbështetur në përvojën dhe traditën e saj politike. Ai theksoi se Kosova ka nevojë për stabilitet dhe maturi, vlera të cilat, sipas tij, i përfaqëson vetëm LDK-ja.

 

Në fjalimin e tij, Abdixhiku tha se nga kjo mbledhje pritet të dalë një mesazh i qartë për qytetarët dhe për vendin, duke kërkuar seriozitet, unitet dhe vendimmarrje të përgjegjshme nga strukturat e partisë. “Qytetarët e Kosovës po na matin dhe nga ne presin drejtim për vendin,” u shpreh ai, duke nënvizuar rëndësinë e një zëri të përbashkët në këtë fazë të re politike.

Kreu i LDK-së kritikoi gjendjen aktuale politike dhe institucionale në vend. Ai tha se Kosova sot nuk është ajo për të cilën është punuar dhe sakrifikuar për vite me radhë, duke e përshkruar situatën si një “qorrsokak institucional”. Sipas tij, vendi është i lodhur nga krizat e panevojshme dhe përplasjet e vazhdueshme, të cilat kanë sjellë ngecje në funksionimin e institucioneve.

Abdixhiku akuzoi qeverinë aktuale për mungesë të moralit demokratik, mungesë përgjegjësie qytetare dhe dobësim të aleancave strategjike që, sipas tij, e kanë mbajtur Kosovën të sigurt për dekada.

 

Ai foli edhe për situatën ekonomike, duke theksuar se Kosova përballet me ekonomi të ngurtë, biznese të lodhura, investime të bllokuara dhe qytetarë të dëshpëruar.

Zgjedhjet e parakohshme parlamantare mbahen më 28 dhjetor.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 599)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 532)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (163)
  • Shpallje (1)
  • Sport (346)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com